Dita e sotme ka qene dite feste per ish- trajnerin e atletikes se Vllaznise Fatjon Serhati. Ai prej pak muajsh eshte spostuar bashke me familjen e tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, megjithate lidhjet e tij me qytetin e lindjes i ka shume te ngushta.

Sot, Fatjon Serhati ka patur mundesi të festojë me njerëzit e tij të dashur 38 vjetorin e tij të lindjes. Njekohesisht ai ka marre edhe shume urime nga shkodranet dhe jo vetem sepse tek te gjithe ata ka lene respektin e nje njeriu shume te sjellshem dhe te zote ne profesionin e tij.

Serhati prej vitesh me rradhe ka stërvitur kampionë. Ashtu siç ka qenë vetë në rininë e tij kur spikaste në pistat e atletikës së Shqipërisë.

Gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura Fatjon Serhati dhe sa më shumë suksese në karrierën e tij si mësues, por edhe si trajneri i përgatitjes atletike në futboll dhe si trajner i atletikës.