Sikur te mos mjaftonte demtimi dhe vonesa ne rikuperim e Esin Hakajt, te Vllaznia erdhi me pas edhe demtimi i mesfushorit Ardit Krymi që siç është bërë e ditur do të mungojë 3-5 javë. Megjithatë problemet e dëmtimeve vijojnë.
Në ndeshjen e djeshme ndaj Kukësit, pikërisht në minutën e 70-të mbrojtësi Marko Juriç është parë të ulet në fushën e lojës dhe të kërkojë ndihmën e stafit mjekësor. Ky i fundit ka konstatuar një shqetësim muskular të mbrojtësit kroat dhe për këtë arsye teknikët e kanë zëvendësuar menjëherë me Alivodën.
“Do të shikojmë tani diagnozën e Juriç dhe të mësojmë për shkallën e dëmtimit të tij. Megjithatë ne duhet t’i marrim masat për të gjitha këto gjëra dhe prandaj e kam thënë se na duhen shumë lojtarë në organikë. Ata që janë në stol duhet të jenë të gatshëm në çdo moment për të dhënë kontributin e tyre për skuadrën”- është shprehur trajneri Memelli.
Në fakt, në rast të një mungese të Juriç për sfidën e ardhshme ndaj Erzenit, do të kishim një kthim të Cheshmedjiev nga mesfusha në prapavijë. Duhet thënë se mbrojtësi kroat është kthyer në një pikë referimi tek Vllaznia dhe padyshim që është shndrruar në një lojtar të rëndësishëm për të./SHKODRA-SPORT.COM/