Me Kupën e Shqipërisë për të rinj dhe për të rritur, është mbyllur edhe viti 2017 për sportin e taekondosë. Një vit që mbyllet në mënyrën e duhur për sportistët e ekipit të Vllaznisë që i kanë dhënë tonin këtij sporti në të gjitha aktivitetet e zhvilluara. Nje tregues ky i sukseseve te ketij sporti ne Shkoder. Ajo çka ka më shumë rëndësi është numri i të rinjve shkodranë gjithnjë e në rritje që merren me këtë sport.

Duke u ndalur konkretisht tek aktiviteti i fundit, Kupa e Shqipërisë e zhvilluar sot në Shkodër, rezultatet e sportistëve të Vllaznisë kanë qenë si më poshtë ku në total u arritën 7 vende të para,3 vende të 2-ta dhe 5 vende të 3-ta.
Kategoria e të rinjve:
Enisa Shabaj -52 kg vend i parë
Adrian Lika -73 kg vend i parë
Alsaed Shabaj 51 kg vend i 2-të
Drini Qosja -55 kg vend i 3-të
Samed Kraja -59 kg vend i 3-të
Klodian Stafasani -68 kg vend i 3-të
Ergi Artunda +78 kg vend i 3-të

Kategoria e të rriturve:
Bora Qosja -49 kg vend i parë
Dea Terbuni -57 kg vend i parë
Ehad Myftija -74 kg vend i parë
Dorian Dokaj -87 kg vend i parë
Reald Rrotani +87 kg vend i parë
Kismete Sykaj -49 kg vend i 2-të
Nikolin Perzefi -68 kg vend i 2-të
Sokol Xhabija -74 kg vend i 3-të

© shkodrasport.com