Kane mbetur edhe dy dite deri tek ndeshja e pare e kampionatit te ri dhe ne kampin shkodran jane duke i dhene doren e fundit pergatitjeve. Ne fakt duket se nuk ka shume gjera per te bere tashme por vetem pritet starti i cili te gjithe shpresojne te jete i mbare.

Me mungesen edhe te Bulatoviç dhe zevendesimin e tij me Shehin, mesohet se tashme ka vetem nje dileme sa i takon formacionit qe trajneri Josa do te hedhe ne fushe nga minuta e pare ne ndeshjen qe do te startoje te shtunen ne oren 17.00 ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.

Behet fjale per ate se kush do te luaje nga minuta e pare ne maje te sulmit. Me mungesen e Aralices per shkak demtimi, te gjitha shanset jane qe te luaje braziliani Kaina nga fillimi ne kete perballje me shijakasit.

Nga ana tjeter, trajneri Josa ka provuar edhe Vulajn ta vendose aty dhe gjate ketyre diteve ka bere jo pak “prova”. Do te jete vetem ai qe do te vendose per kete gje pikerisht ne prag te ndeshjes, nderkohe qe per pozicionet e tjera ne fushen e lojes mesa duket nuk ka dilema.

Vllaznia do te kerkoje ta nise mbare kampionatin e ri ne te cilin ka synime ambicioze per te qene nje prej ekipeve i cili do te luftoje fort deri ne fund per te kerkuar titullin kampion./SHKODRA-SPORT.COM/