Futbolli shqiptar rikthehet sërish të mërkurën me sfidat e kthimit të raundit të 1/8-ve të Kupës së Republikës së Shqipërisë. Spikat supersfida midis dy ekipeve që kanë shkruar historinë në futbollin tonë: Vllaznia kundër Tiranës. Shkodranët po kalojnë një fazë kaotike brenda klubit dhe kjo ka ndikuar dhe në formën e ekipit. Por kryeqytetasit bardheblu janë favoritë për t’u kualifikuar në ҫerekfinale pas fitores në aktin e parë 2-0 ndaj kuqebluve. Flamurtari, Laҫi dhe Kukësi janë me një këmbë në raundin e ҫerekfinaleve.

Ndërsa gjithҫka mbetet e hapur për Teutën dhe Kamzën. Gjirokastritët e Luftëtarit duhet të përmbysin disavantazhin e ndeshjes së parë në Ballsh, ku Bylisi në rast se “shtrëngohet”, nuk do të jetë çudi që në raundin tjetër të ndeshet me Laçin.Ndërsa Skënderbeu dhe Partizani ende nuk kanë mbyllur llogaritë me Besëlidhjen dhe Pogradecin. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:00.

GrupiA
C1 Kukësi – Erzeni (4-1)
C2 Skënderbeu – Besëlidhja (1-0)
C3 Teuta – Kamza (1-1)
C4 Vllaznia – Tirana (0-2)

Grupi B
T1 Partizani – Pogradeci (1-0)
T2 Luftëtari – Bylis (1-2)
T3Laҫi – Lushnja (3-1)
T4 Flamurtari – Turbina (6-1)

Turi i tretë (skema)

Grupi A
C4 – C1
C3 – C2

Grupi B
T4 – T1
T3 – T2