Zvicra dhe Kosova u ndane ne barazim 1-1 mbremjen e djeshme. Pas ndeshjes, Xherdan Shaqiri mes tjerash u pyet për shanset e Kosovës të kualifikohet në ngjarje madhore në të ardhmen.

“Shpresoj që një ditë Kosova të kualifikohet. Duhet me pas ambient të mirë mes vete, mes lojtarëve. Duhet me ndreq stadiumin se është marre me pa bota atë fushë. Dhe kur të rregullohen këto gjëra të vogla, kualifikoheni”, deklaroi Shaqiri.

Ai gjithashtu theksoi se Kosova ka shumë futbollistë të talentuar, duke shtuar se pret që “Dardanët” shpejt të arrijnë një kualifikim historik.

Jam shumë i lumtur edhe që Shqipëria u kualifikua, sepse siç e dini aty ka shumë lojtarë nga Kosova”, tha Shaqiri pas ndeshjes se djeshme.