Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETjetër 'divorc' te Vllaznia, mesfushori largohet nga klubi shkodran

Tjetër ‘divorc’ te Vllaznia, mesfushori largohet nga klubi shkodran

Te Vllaznia vijojnë largimet e atyre lojtarëve që kanë pasur shumë pak, për të mos thënë aspak mundësi aktivizimi në 15 javët e këtij sezoni. Pas Arlind Kalasë, një tjetër futbollist zyrtarizohet si i larguar nga Vllaznia.

Bëhet fjalë për mesfushorin kosovar Albin Sadrijaj. Ai nuk ka udhëtuar dje me ekipin drejt Ulqinit për stërvitje dhe para nisjes ka qenë zv.trajneri Elvis Plori, i cili e ka pohuar ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim me këtë futbollist.

Sadrijaj erdhi te Vllaznia në merkaton e verës, por nuk arriti të gjente hapësirat e duhura për aktivizim, ngaqë konkurrenca në repartin e mesfushës ishte e madhe.

Në këto rrethana, edhe vetë lojtari e ka parë të arsyeshme të kërkojë një ekip tjetër për të vazhduar karrierën. Drejtuesit e klubit shkodran nuk e kanë penguar duke ndërprerë kontratën me mirëkuptim.

Sadrijaj mund të jetë largimi i fundit nga ekipi. Në katër ka shkuar numri i të larguarve te kuqeblutë.

Por, mund të ketë huazime nga radhët e futbollistëve të rinj që mund të huazohen në skuadra të tjera të Superiores apo Kategorisë së Parë, në mënyrë që ata të kenë më shumë mundësi aktivizimi dhe promovimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments