Jasmin Rraboshta vazhdon të shënojë në kampionatin e kategorisë së parë. Kështu ka bërë edhe ditën e sotme ku goli i tij ka patur një vlerë të madhe sepse është shënuar në minutën e 93-të duke i dhënë fitoren 1-0 Vorës ndaj Korabit.

Takimi ka qenë shumë i ekuilibruar dhe ndonëse vorakët kanë insistuar më shumë, kanë hasur në një rezistencë të madhe të dibranëve që herëpashere kanë synuar të shënojnë përmes kundërsulmit.

Kur u duk se ndeshja do të mbyllej në barazim, ka ardhur edhe goli i shumëpritur për vendasit. Dhe autor i tij është i zakonshmi Jasmin Rraboshta që e ka dërguar topin në rrjetë duke i dhënë një fitore me shumë vlerë skuadrës së tij.

Goli i sotëm ka qenë i teti për sulmuesin shkodran që vazhdon të bëjë atë që bën më mirë: Të shënojë rregullisht. Jo më kot, ai udhëheq edhe renditjan e golashënuesve më të mirë të kategorisë së parë me tetë gola të shënuar në nëntë javë kampionat.

Interesant është fakti se edhe i dyti në këtë renditje është sërish një shkodran: Eridon Qardaku. Edhe ky lojtar po ashtu luan me ekipin e Vorës dhe falë golave është në vendin e tretë të renditjes, pas Bylisit dhe Elbasanit./SHKODRA-SPORT.COM/