Nga Vangjel Sako & Xhevdet Zekaj

Që drejtësia shqiptare është tashmë në ditën më të keqe, kjo nuk do shumë mend për ta kuptuar. Pikë së pari, gjykatat dhe prokuroritë janë zbrazur për shkak të ngecjes në veting të “xhaketave të zeza”. Së dyti, edhe ato zyrtarë të drejtësisë që kanë mbetur në sistem janë të mbuluar me dosje të panumërta. Radha për një gjyq sot mund të të vijë pas 5-7 vitesh, kur bëhet fjalë edhe për një cështje civile. E thënë ndryshe, drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar.

Edhe institucionet e reja të drejtësisë nuk po guxojnë të prekin politikanët, ata me pushtet. Mjafton të shihni vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për presidentin Ilir Meta. Kreu i shtetit ka bërë faj, por jo aq sa për ta shkarkuar. Pra, një vendim as mish e as peshk, duke mos e prishur as me presidentin, as me kuvendin.

Sidoqoftë, nëse e do politika, gjykatat vihen urgjent në shërbim të saj. Kështu ndodhi edhe me vendimin e fundit kundër FSHF-së, duke pezulluar zghedhjet e 2 marsit për drejtuesit e rinj të futbollit shqiptar. Një qytetar i thjeshtë duhet ta shohë me dylbi datën e shqyrtimit të cështjes së tij, ndërsa gjykatat tona të cunguara bëhen “mashë” në duart e politikës sa hap e mbyll sytë, duke dashur t’i fusë në udhë pa krye zgjedhjet e 2 marsit.

Megjithatë, futbolli ka pavarësinë e vet, që garantohet nga UEFA, ndaj cdo vendim i gjykatave civile nuk mund ta përmbushë oreksin e atyre që hedhin gurin e fshehin dorën, pasi morën shuplakë në fytyrë nga Ceferin, gjatë vizitës së tij në Tiranë. Mosmarrëveshjet sportive zgjidhen në CAS-in e Lozanës, ndaj vetëm ajo, bashkë me UEFA-n, mund të pezullojnë zgjedhjet në FSHF.

Ka disa shkelje procedurale në vendimin e gjykatës së Tiranës, sepse është marrë pa praninë e avokatit të FSHF, pa njoftimin e saj, vetëm me praninë e njërës palë. Kjo tregon qartë se ka marrë urdhër nga lart për atë vendim politik.

Dhe mediat në kor, të kapura nga politika, shpërthen në orgazmë prej eunukësh. Nuk thellohen në ligjshmërinë e gjërave, por vendosen ashtu si gjykata në shërbim të politikës.

Krejt mediat kundër federatës, me lajme ‘copy-paste’ të urdhëruara nga lart, ndërsa vetë Duka vijon me “fair play”-in e tij, pa përdor as Supersportin ku është aksioner. Atje del e jep mend kryeredaktori i fletushkës, që përditë hapet me titullin “skandal”. Në fakt, skandaloze është mpleksja e drejtësisë së pavarur në luftën për të pushtuar edhe “ishullin e vetëm”…

Ne nuk jemi me formim juridik, por kaq gjëra i kuptojmë. FSHF-ja do të zbatojë rregullat, statusin e veta dhe të UEFA-s. Ajo bazohet tek vendimmarrja e CAS-it të Lozanës, si organi sprem ligjor sportiv.
Nxitimi, njëanshmëria e gjykatave tona nuk lë vend për paanësi dhe drejtësi. Ja përse:

1. Gjyqtarja ka marrë masën e sigurimit të padisë në shkelje flagrante të ligjit. Ajo ka marrë masën e sigurimit të padisë akoma pa u shqyrtuar kërkesa e saj për përjashtim nga cështja.

2. Ka marrë masën e sigurimit të padisë pa asnjë provë në formën e kërkuar nga ligji.

3. Ka marrë masën e sigurimit të padisë edhe pse ishte në dijeni se është paraqitur kërkesë-padia dhe nuk është njohur me të.

4. Nuk pranoi në gjykim thirrjen e personit të tretë, Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër.

5. E thënë ndryshe ka rrëzuar veten e saj pa filkuar gjykimi. Këta të mëdhenjtë e gazetarisë mos të bëjnë mastrubim kokektiv, dhe se i gënjen mëndja se mund të prekin pavarësinë dhe tërësinë e drejtësisë hapur në të drejtën e institucionit të futbollit

Të gjitha këto janë edhe një rebus final: futbolli është më mirë se kurrë, dhr kritikat i bëjnë mirë, por jo shpifjet!