Futbollisti shqiptar Armando Sadiku nuk ndalet dhe gjen sërish rrugën e rrjetës me Las Palmas në Ligën 2 spanjolle.

I abonuar me golin në këtë sezon, ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë realizoi në barazimin 2-2 që skuadra e tij arriti në transfertë kundër Eibar.

Goli i Sadikut erdhi në minutën e 22-të, teksa i dhuroi barazimin e përkohshëm miqve të Las Palmas. Në fund, rrjeta e sulmuesit kuqezi nuk ndihmoi Las Palmas të merrte maksimumin, pasi vendasit arritën të barazonin shifrat në 2-2.

Me keto paraqitje, Sadiku kerkon rikthimin serish ne kombetaren shqiptare dhe per kete arsye, po tenton te binde edhe trajnerin Reja per vlerat e tij.
Maringlen ZHIVANI