HomeKRYESORETjetër gol për Bekim Balajn! Pas Kombëtares, sulmuesi shqiptar shënon edhe në...

Tjetër gol për Bekim Balajn! Pas Kombëtares, sulmuesi shqiptar shënon edhe në kampionatin turk

Bekim Balaj duket se po gjen formën e tij të mirë, ku së fundmi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.

Sulmuesi shqiptar, pas golit të shënuar në miqësoren kundër Arabisë Saudite me Kombëtaren, ai ka shënuar edhe në kampionat me skuadrën e Keciorengyçy, në transfertë kundër Tuzlasporit.

Në një top të shërbyer në zonë, Balaj u gjend i lirë dhe i mjaftoi që ta shtynte drejt rrjetës, për të çuar rezultatin në 1-3, duke vulosur kështu fitoren.

Ky ishte goli i parë i 31-vjeçarit për skuadrën e Keciorengyçy, e cila ndodhet në vendin e dytë të kategorisë së dytë në Turqi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments