Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETjetër gol për sulmuesin shkodran Erald Çinari në Arabi

Tjetër gol për sulmuesin shkodran Erald Çinari në Arabi

Sulmuesi shkodran Erald Çinari është shfaqur sërish sot si protagonist për skuadrën e tij Al Jabalin në Divizioni 1 të Arabisë Saudite teks ka shënuar një gol në ndeshjen e rradhës, atë kundër ekipit Al Ula e cila është mbyllur në shifrat e barabarta 2-2.

Kanë qenë miqtë ata të cilët kanë shënuar të parët në këtë ndeshje që në minutën e 5-të, por goli i Çinarit në minutën e 37-të ka bërë që shifrat të barazohen dhe pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 1-1. Çinari ka ekzekutuar një goditje dënimi dhe me një gjuajtje të fortë, ka arritur ta dërgojë topin në rrjetën e portës kundërshtare.

Në të dytën ka qenë fillimisht skuadra e sulmuesit shkodran që shënoi edhe golin e dytë, atë të avantazhit, por që nuk ka zgjatur shumë sepse miqtë kanë shënuar sërish dhe si rrjedhojë të dy ekipet kanë ndarë nga një pikë në këtë ndeshje.

Goli i sotëm ka qenë i treti për Erald Çinarin në të parin sezon të tij në futbollin arab dhe sigurisht që ai shpreson shumë që këtë numër ta rrisë edhe më shumë në ndeshjet e ardhshme.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments