HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETjetër kolpo tensioni, në 'Loro Boriçi' s'mungojnë thirrjet 'Rama Ik'

Tjetër kolpo tensioni, në ‘Loro Boriçi’ s’mungojnë thirrjet ‘Rama Ik’

Ndodh per te dyten here, ne stadiumin “Loro Boriçi” ka nje tjeter kolpo tensioni, kete here me e forte dhe ndodh ne minuten e 30-te duke bere qe ndeshja te nderpritet serish. Per rrjedhoje nuk kane munguar as thirrjet “Rama Ik” te tifozeve shkodrane. Ky ishte momenti i dyte i nderprerjes se lojes pasi nje gje e tille ndodhi edhe ne minuten e 16-te.

Megjithate loja tashme ka rifilluar serish dhe sipas kronometrit rregjistron minuten e 35-te por sigurisht qe do te kete shume shtese per shkak te dy nderprerjeve.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me formacionin e paralajmeruar por me ndryshime ne vendosje. Keshtu Gurishta i ka lene vendin Gligoron ne krahun e djathte te mbrojtjes dhe vete ka kaluar ne mesfushe perkrah Krymit e Ramadanit. Sakaq, Marku eshte rikthyer serish te luaje ne rolin e mbrojtesit te majte.

Minutat e para te ndeshjes nuk kane shume histori megjithate shihet qe edhe Teuta do te luaje nje futboll sulmues duke treguar se asaj i intereson fitorja e ketij takimi, megjithate mungojne rastet per te.

Nga ana tjeter, ne minuten e 12-te pas nje krosi te Likes nga e djathta, Krymi ka gjuajtur tokazi por ka pritur portieri Frasheri. Ky eshte rasti me i paster per Vllaznine ne keto minutat e deritanishme.

VLLAZNIA- TEUTA 0-0

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Gurishta, Krymi, Ramadani, Marku, Lika, Sinho, Maranhao.Trajner: Safet Osja

TEUTA: Frashëri, Todorovksi, Aleksi, Arapi, Kouros, Gashi, Avdyli, Kallaku, Vecaj, Vila, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi

GJYQTARË: Olsid Ferataj, Ilir Tartari, Nuri Rrapaj

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments