Përparim Daiu, i cili drejtoi Egnatian provizorisht pas shkarkimit të trajnerit Gugash Magani, pas emërimit të teknikut të ri, Zekiria Ramadani, ka dhënë dorëheqjen edhe nga posti i këshilltarit të presidentit.

“Mora përsipër të stërvisja Egnatian në këtë moment të vështirë, duke e drejtuar një ndeshje. Pas zgjedhjes së trajnerit të ri jap dorëheqjen nga detyra që kisha si këshilltar i presidentit. Nuk kam se çfarë të këshilloj më”, ka thënë dje Daiu për “Panorama Sport”.

Ne fakt, duket se largimi i Daiut ka patur ndonje arsye me shume por vete ai nuk i ka bere te ditura duke dashur te ruaje raportet me te gjithe.

Shkarkimi i Maganit ka qene ndoshta gjeja me e papritur qe ndodhi te Egnatia dhe me te jane prishur shume plane, megjithate tashme duhet pare se çfare do te ndryshoje trajneri i ri Ramadani.