Basketbollisti shkodran i Pejës, Daniel Lekndreaj, është zgjedhur lojtari me përformancën më të mirë në ndeshjen kundër Prizrenit e zhvilluar së fundmi.
Lekndreaj ka arritur të realizojë 24 pikë në ndeshjen ndaj kësaj skuadre, që përfundoi me fitoren 82-108 të skuadrës së shkodranit e cila është njëkohësisht edhe një nga pretendentet për fitimin e titullit kampion këtë sezon në Kosovë. Njëkohësisht ai ka bërë 13 kërcime në tabelë e 7 asistime në këtë fitore.
Në fakt, në këtë sezon, Lekndreaj ka një mesatare të lartë pikësh për ndeshje, duke u bërë njëri ndër lojtarët kryesorë të ekipit të tij, Peja.
Sezoni aktual me shumë mundësi është më i miri në karrierën e deritanishme të tij dhe të mos harrojmë se ai është vetëm 24 vjeç dhe ka ende shumë për të dhënë. Me Pejën ai luan si lojtar vendas ngaqë siç dihet, drejtuesit e klubit e kanë paisur përpara disa kohësh me pasaportë kosovare.
Peja për momentin ndodhet në vendin e tretë të renditjes, pas Yllit të Suharekës dhe Trepçes, por shpreson shume qe t’i marre vendin e dyte kesaj te fundit perpara nisjes se ndeshjeve te play-off.
Maringlen ZHIVANI