Futbollisti koplikas Enis Çokaj vazhdon te shkelqeje ne rradhet e skuadres se tij NK Lokomotiva Zagreb ne ndeshjet e kampionatit kroat te futbollit.

Mesfushori kuqezi ishte protagonist me skuadrën e tij edhe ne ndeshjen e fundit te zhvilluar fundjaven qe shkoi. Çokaj ndihmoi Gorican në realizimin e golit, pas dha në mënyrë të saktë topin që përfundoi në rrjetën kundërshtare.

Sipas Sofascore, djaloshi kuqezi u vlerësua me notën më të lartë, 8.3, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë në radhët e skuadrës së tij.

Vleresimet per kete lojtar jane maksimale dhe kjo ka bere qe ai jo vetem te jete stabel ne formacionin e Lokomotives, por te shnderrohet ne nje nga pikat me te forta te saj./SHKODRA-SPORT.COM/