Pas barazimit 1-1 mbreme ne mes Partizanit dhe Laçit, pasditen e sotme ka ardhur nje tjeter rezultat qe ‘i shkon per shtat’ Vllaznise. Nje tjeter barazim i nje tjeter rivali si Teuta, i ka derguar shkodranet ne vendin e trete ne renditje pas javes se 9-te te kampionatit.

Ndonese u mendua se do te kishim nje fitore te durrsakeve, ne fakt 90 minuteshi i luajtur ne Kamez eshte mbyllur ne barazim 2-2.

Sfida e javës së nëntë në Superligë ka dhuruar katër gola, përmbysje dhe raste të diskutuara. Në fillim kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh me Mensah në të 19 minutë, teksa në minutën e 36 ka barazuar Lorenco Vila me një aksion të bukur.

Pjesa e dytë ka nisur me gol, teksa sërish Vila ka përmbysur gjithçka për 2-1 dhe dopietën personale. Ndeshja ka vijuar me sulme dhe raste, ndërsa korçarët pretendojnë penallti në minutën e 72-te.

Jorgji sheh momentet në VAR, teksa jepet në përsëritje vetëm një moment dhe jo ai i prekjes me dorë në zonë nga Daja. Vetëm 20 sekonda nga futja e Bajramit, mbrojtësi i Skënderbeut vendos ekuilibrat.

Pas pikës së ndarë, Teuta qëndron në vendin e 4 me 13 pikë, ndërsa Skënderbeu gjendet në vendin e 9 me 7 të tilla.

Teuta-Skënderbeu 2-2

36’, 50’ L.Vila/ 20‘ Mensah, 81’ Bajrami