“Basania Football Club” dy dite me pare ka festuar 1 vjetorin e krijimit te saj dhe te pranishmit e shumte ne kete feste kane evidentuar jo pak risi qe ka sjelle ky klub.
Por nderkohe ne fjalen e tij pershendetese, drejtori i Akademise Ditmar Jubica ka zbuluar edhe nje fakt tjeter shume interesant, çka tregon edhe njehere tjeter se kemi te bejme me nje projekt shume bashkekohor dhe afatgjate te drejtuesve te saj.
“Dua te ndaj me ju faktin qe prej pak ditesh pjese e stafit tone eshte edhe Redis Shahmani i cili do te kryeje rolin e pergatitesit atletik prane Akademise tone”- ka thene Jubica.
Ne kete menyre, me marrjen edhe te Shahmanit, organigrama e “Basanias” plotesohet edhe me teper duke treguar se gjerat po funksionojne ne menyren e duhur dhe projekti eshte shume ambicioz./SHKODRA-SPORT.COM/