Hapja e merkatos duket se po shoqërohet me shumë lëvizje te Veleçiku ku duket se ka filluar operacioni “fshesa”. Skuadra koplikase ka bërë pesë largimet e para në merkaton e janarit.

Burime të “Shkodra Sport” bëjnë me dije se trajneri Dritan Smajli, së bashku edhe me drejtuesit e tjerë, kanë vendosur që Arenc Dibra, Brilant Hasaj, Klodian Pjetri, David Marku dhe Kujtim Alçani të mos jenë më pjesë e skuadrës, pasi tekniku lezhjan nuk i ka në planet e tij.

Klubi ka konfirmuar vendimin e trajnerit Smajli dhe futbollistët e kanë pranuar një gjë të tillë, teksa tashmë ata po kërkojnë skuadra të reja.

Padyshim, këto largime mund të jenë një opsion i mirë për klubet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë dhe me interes mbetet për t’u parë e ardhmja e tyre.
Maringlen ZHIVANI