Emërimi i Silvinjos në krye të pankinës së Kombëtares shqiptare ishte temë diskutimi në emisionin “Ora Sport” në RTV Ora. 

Shumë shprehen optimist për Silvinjon kjo dhe për shkak të karrierës së tij të paur si futbollist.

Megjithatë Andi Matraxhiu mesa duket është kundër rrymës dhe është shprehur se Silvinjo nuk ka qenë lojtar i madh, pavarësisht se ka luajtur me klube si Arsenali dhe Barcelona.

“Nuk është Silvinjo ndonjë lojtar i madh. Na duket ne, por për botën është një lojtar normal. E mban mend t’i si lojtar, apo vetëm se u përmend? Ajo që nuk më pëlqen janë paragjykimet.

Koha do ta zbulojë nëse është trajner i mirë apo jo. Kjo më ka bërë përshtypje, paragjykimet”, tha Andi Matraxhiu në “Ora Sport” në RTV Ora.