Dy ekipet e “Djelmnia Shkodrane” sot kanë luajtur në Burrel ndeshjet e rradhës ndaj ekipeve respektive të këtij qyteti dhe të dyja ndeshjet janë fituar nga shkodranët.
Tek ajo e 17 vjeçarëve, djemtë e drejtuar nga trajneri Arber Shytani kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0. Të tre golat janë shënuar në pjesën e dytë të kësaj ndeshje.
Fillimisht ka qenë futbollisti Gjorgjino Zhuja që ka zhbllokuar rezultatin dhe më pas kanë shënuar edhe Preka dhe vitaj duke kompletuar fitoren për skuadrën e tyre.
Me këtë sukses, “Djelmnia shkodrane” U17 është ngjitur në kuotën e 15 pikëve pas 7 ndeshjes të luajtura, duke patur një ecuri të shkëlqyer dhe ndodhet aktualisht në vendin e pare te renditjes.
Me fitore e ka mbyllur javën e shtatë edhe “Djelmnia shkodrane” U19. Ndaj ekipit të Burrelit ai ka fituar me rezultatin 2-0. Curri ka shënuar në pjesën e parë ndërkohë që Mehmedaj ka shënuar në të dytë.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Valdano Nimani është ngjitur në kuotën e 13 pikëve duke qenë vetëm dy pikë larg Ilirisë së vendit të parë.
Pretendimet e drejtuesve të Akademisë “Djelmnia Shkodrane” janë që të paktën me njërin nga këto dy ekipe, atë të 17 apo 19 vjeçarëve, të ngjiten në Kategorinë Superiore./SHKODRA-SPORT.COM/