Rikthehet tek gol futbollisti shokodran Armando Vajushi. Ka ndodhur keshtu pasditen e sotme ne ndeshjen e rradhes per kampionat teksa ai eshte bere protagonist per skuadren e tij.

Armando Vajushi ka shënuar gol në ligën e dytë rumune. Sulmuesi shkodran ka gjetur golin për Petrolul në sfidën e transfertës ndaj Pandurri. Me rezultatin 0-2 për të tijtë, Vajushi ka gjetur golin e tretë dhe atë të qetësisë.

Sulmuesi ka shënuar nga pika e bardhë, me një penallti që e ka fituar vetë. 29 vjeçari ka marrë një pasim të bukur në sulm, duke bërë një driblim që ka detyruar mbrojtësin vendas ta ndalë me faull.

Penallti e ekzekutuar mirë nga Vajushi, që çon shifrat në 0-3 për Petrolul në minutën e 26 të takimit. Ky eshte goli i tij i gjashte ne kete kampionat. Nje tregues ky i kenaqshem kur ke parasysh se ai nuk luan si sulmues i mirefillte./SHKODRA-SPORT.COM/