Bayern Munchen pritet të kryejë një transfertë të bujshme për të ardhmen.

Bëhet fjalë për mesfushorin Benicio Baker-Boaitey. Një emër krejtësisht i panjohur, pasi është 16 vjeç. Adoleshenti luan për ekipin e West Ham-it dhe me shumë mundësi do të përfundojë në Gjermani me skuadrën kampione.

Ai refuzoi që të nënshkruante kontratën profesioniste me “çekiçët” prandaj kalimi te Bayerni është mëse i mundshëm. Drejtuesit e Bayernit po bisedojnë me familjarët e lojtarit dhe agjentët e tij.

Baker-Boaitey shihet si një nga elementët më premtues të së ardhmes.