Gjimnastet e Vllaznise kane bere nje tjeter paraqitje te shkelqyer dhe kane marre nje tjeter trofe. Kete here ne Kosove, prej ku jane kthyer me kupen e ekipit me te mire te aktivitetit.

Ne manifestimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut” qe u organizua ne datat 24-25 mars 2023 nga Komuna Viti e Kosoves ne bashkëpunim me Klubin e Gjimnastikës “Halil Alidema”, kane marre pjese shume ekipe, nder te cilet ka qene i ftuar edhe ai i Vllaznise.

Ajo ka marre pjese ne kategorine e gjimnastrades dhe paraqitja e saj ka qene e shkelqyer dhe si rrjedhoje ne fund organizatoret e kane shpallur ate ekipin me te mire te aktivitetit duke i dorezuar edhe kupen perkatese.

Gjimnastet shkodrane te drejtuara nga trajneret Izmir Kashi dhe Shpresa Salja kane bere nje paraqitje shume te mire dhe si rrjedhoje kane marre shume duatrokitje dhe vleresime te cilet kane evidentuar cilesine e larte ne ekzekutimin e ushtrimeve te kryera.

Kemi te bejme me nje grup sportistesh te shkelqyera te cilat premtojne shume per te ardhmen dhe trofeu i fituar diten e djeshme ne Kosove, padyshim qe eshte i rradhes, pasi shume te tjere do te vijojne ne te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/