Vllaznia triumfoi 0-1 ndaj Tiranës në “Loro Boriçi”, duke çuar diferencën me kryesuesit bardheblu në vetëm 3 pikë. Në lidhje me këtë duel, që ishte dhe kryendeshja e javës, foli, ish-lojtari i njohur, Afrim Tole, i cili në emisionin “Sport News” në televizionin “News 24” tha se shkodranët kanë njohur rritje së fundmi dhe janë në garë për titullin:

“Vllaznia është në rritje. Nesër ndeshja Bylis-Partizani është mjaft interesante. Nëse të kuqtë fitojnë, kampionati do bëhet më i bukur.

Vllaznia ka problem mbrojtjen ose qendrën e mbrojtjes. Shkodranët të lënë të luash futboll. Bëhet fjalë për një qytet që e dashuron futbollin.

Asnjë trajner nuk flet për titullin. Kështu siç kanë ardhur ndeshjet, Partizani dhe Vllaznia janë për titull.

Vllaznia, Partizani dhe Tiranë do kërkojnë një vend në Europë. E thash që nëse Partizani fiton nesër, kampionati bëhet më i bukur. Jo vetëm Balaj por kushdo që afrohet, e bën ekipin më të fortë. Organikën më të mirë në kampionat e ka Vllaznia.

Balaj është ish-lojtar i ekipit kombëtar. Te ekipi nga Shkodra kanë një gjë, ata shikojnë gjithmonë te ekipi zinxhir. Te Vllaznia është menduar seriozisht për kampionatin. Goli i Balaj do të vijë, është vetëm fillimi”, deklaroi Afrim Tole.