Mesohet emri i arbitrit qe do te drejtoje ndeshjen e sotme Vllaznia- Bylis e cila do te startoje ne oren 18.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”, takim me te cilin do te mbyllet java e 11-te e kampionatit te kategorise superiore.

Ai do te jete Blerim Ziri nga Fushe- Kruja. Do te kete edhe asistencen e dy anesoreve po nga ky qytet nderkohe qe arbiter i katert eshte caktuar te jete Eldorian Hamiti nga qyteti i Lezhes qe mban edhe stemen e FIFA-s.

Sakaq, delegat i Federates Shqiptare te Futbollit per kete ndeshje eshte Besnik Çela dhe vezhgues i takimit Prek Pjetrushi nga Lezha.

Shkodranet kane patur probleme me dy ndeshjet e kaluar ne kete stadium, pikerisht ato ndaj Tiranes, Partizanit, por edhe Luftetarit dhe sigurisht qe do te kerkojne drejtesi per kete takim qe do te nise pas pak me shume se nje ore.

Per te dy ekipet, ndeshja eshte shume e rendesishme sepse u duhen piket, Bylisit per te ruajtur kreun e renditjes dhe Vllaznise per t’u ngjitur ne vendin e dyte te saj.
www.shkodrasport.com