Erdenis Gurishta është mungesa e madhe e Vllaznisë në sfidën e sotme ndaj Bylisit. Mbrojtësi mungon për shkak kartonash dhe në një prononcim për “Zona gol”, u shpreh se ardhja e trajnerit Jonuz është zgjedhja e duhur.

“Për fat të keq mora karton në Laç, por besoj se mungesa im nuk do të ndihet dhe mendoj se do të fitojmë sot. Realisht deri tani kemi bëri një kampionat të mirë, por nuk kemi marrë pikët e duhur këtu në Shkodër, por besoj se jemi në rrugën e duhur.

Diferencan në kampionat janë shumë të vogla, kemi luajtur me të gjitha ekipet dhe asnjë ekip nuk ka dominuar ndaj nesh si Tirana dhe Partizani që kanë fituar këtu.

Mendoj se mungesa im nuk do të ndihet dhe Leka do të më zëvendesojë shumë mirë sot pasi është një lojtar I talentuar. Realisht këtë sezon jemi një grup I bashkuar dhe ardhja e trajnerit të huaj ishte zgjedhja më e mirë. Futemi në fushë për të marrë maksimumin dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur.

Ardhja e trajnerit është vendim I duhur, është një trajner I mirë dhe një psikolog që i merr maksmimumin çdo lojtari”, u shpreh Gurishta.