Ka luajtur gjate karrieres se tij me te dy ekipet qe do te perballen te dielen ne “Loro Boriçi”, si me Vllaznine ashtu edhe me Teuten. Per kete arsye sulmuesi kroat Tomislav Bushiç eshte intervistuar ne kete pragndeshje per te dhene mendimet e tij mbi favoriten e ketij takimi.
“Kampionati eshte futur ne nje faze interesante. Te dyja ekipet kane bere ndryshime ne organike, sidomos ne fazen sulmuese. Deri me tani nuk eshte se kane bere ndonje diference te madhe. Gjithsesi mendoj se ne Shkoder eshte favorite Vllaznia per te marre tre piket”- eshte shprehur ai.
Gjate prononcimit te dhene per “Panorama Sport” Bushiç eshte pyetur edhe per kujtimet e mira nga Shkodra dhe Durresit e per kete ai eshte shprehur: “Nga Shkodra i kujtoj te gjitha gjerat e mira qe kam perjetuar. Isha i gezuar kur luaja per Vllaznine, ndaj kam shume respekt per njerezit atje.Ne Durres nderkohe nuk u ndjeva dhe ai i lumtur, atje ishte nje aventure e çuditshme. Teuta aktuale po vuan shume per golin.
Dhe ky eshte nje problem shume i madh. Nuk mund te humbasesh nje lojtar si Progni. Sa i takon titullit kampion, shoh disa skuadra pretendente dhe kushdo qe ta marre titullin, nuk do te ishte surprize. Mendoj se titulli do te vendoset ne dy- tre javet e fundit”.
Bushiç nderkohe eshte duke luajtur ne Kosove me ekipin e Gjilanit ku ka patur nje ecuri pergjithesisht te mire teksa ka shenuar 6 gola ne 15 ndeshje dhe per rrjedhoje eshte kthyer ne nje pike referimi per kete skuader.
www.shkodrasport.com