Tomori duket se në këtë fazë të dytë është duke bërë merkato të studiuar dhe nga afrimet që kanë realizuar deri më tani, duket se beratasit po përforcohen në çdo repart me elementë cilësorë dhe që duan të rriten, por njëkohësisht edhe të kontribuojnë për Tomorin.

Pasi rikthyen Aldrit Oshafin, që në Berat e shohin si një nga lojtarët më të talentuar që ka nxjerrë shkolla beratase në vitet e fundit është një lojtar shkodran që huazohet.

Bëhët fjalë për Enes Isufin. Ky i fundit ka luajtur në Shkodër në mbrojtje, por edhe në Gjirokastër në Superiore. Një lojtar që ka luajtur me Kombëtaret e moshave dhe deri me Shpresat U-21 ashtu si dhe Oshafi.

Të dy lojtarët janë nën urdhrat e trajnerit Sinella dhe ardhja e tyre në Berat ka shtuar konkurrencën, e njëkohësisht ka ndikuar në rritjen e cilësisë te Tomori, duke e bërë skuadrën beratase një pretendente me potencial për t’u rikthyer në elitë dhe për të rivalizuar Egnatian, por edhe Besën e Kavajës, apo Lushnjën e Pogradecin që duan rikthimin në elitë…/vipsport/