Fundjaven qe shkoi u luajten ndeshjet e javes se pare te kampionatit kombetar te basketbollit per femra dhe Vllaznia e nisi me fitore duke fituar ne Durres ndaj Teutes vendase me rezultatin 66-57.

Ne kete ndeshje ka spikatur nje nga lojtaret me te mira te Vllaznise dhe te kampionatit shqiptar, pikerisht Bernada Rreshpja e cila shenoi plot 22 pike duke kontribuar ne fitoren e ekipit kuqeblu.

Njekohesisht, statistikat e Rreshpjes ne kete ndeshje ndaj Teutes kane sherbyer qe ajo te perzgjidhet ne mes lojtareve me te mira te javes se pare te kampionatit dhe si rrjedhoje, FSHB e ka vendosur ne 5-shen me te mire te javes.

Perpos 22 pikeve qe ajo ka shenuar, ka dhene edhe 4 asisteve dhe njekohesisht ka patur edhe 12 rebound. Si rrjedhoje, me indeksin 20, ajo eshte perzgjedhur ne skuadren me te mire te kesaj jave perkrah Asia Henderson te Flamurtarit, Dea Sali te Elbasanit, Xhemile Ahmetaj po te Elbasanit dhe Imani Dixon te Teutes.

Kujtojme qe Bernada Rreshpja eshte pikeshenuesja me e mire e kampionatit te kaluar dhe me shume mundesi do ta tentoje kete gje edhe ne kampionatin qe sapo ka nisur./SHKODRA-SPORT.COM/