Ish- kapiteni i Vllaznise Erdenis Gurishta i eshte rikthyer edhe njehere çeshtjes se largimit te tij nga Vllaznia veren qe shkoi teksa tashme eshte pjese e ekipit bullgar CSKA 1948 Sofia. Mbrojtesi i djathte ka shpjeguar arsyet qe e çuan ne “divorc”, por nga ana tjeter, eshte ndalur edhe çeshtja e rrogave te prapambetura. Nje deklarate te tille, Gurishta e ka bere mbremjen e se henes ne emisionin “Star Sport”

“Vllaznine e ndjeki ne te gjitha ndeshjet. E kam pare pak me probleme, nuk e di kujt t’ia ve fajin. Ndoshta largimi i shume prej titullareve te sezonit te kaluar, ka patur ndikimin e vet dhe afrimi i lojtareve te rinj sigurisht qe do kohen e vet per ambjentim.

Ndoshta edhe mungesat e shumta, sepse stafi teknik eshte detyruar te improvizoje lojtare ne pozicionet jo te duhura.
Megjithate une mendoj se Vllaznia ka forca per shume me teper, sepse ka cilesi dhe kualitete brenda saj, por deri tani akoma nuk jane shfaqur ashtu si duhet”- eshte shprehur fillimisht ish- kapiteni.

Me pas ai i eshte rikthtyer edhe njehere periudhes kur u largua nga Vllaznia veren qe shkoi duke thene se nuk ishte deshira e tij kjo gje. “Deshira ima ka qene per te qendruar serish te Vllaznia. Por kur jam ulur te bisedoj me stafin drejtues per vazhdimin e kontrates, pergjigja ime ka qene shume e shkurter: Jam i gatshem te vazhdoj me Vllaznine. Nese edhe ju jeni te gatshem dhe te lumtur qe une te vazhdoj me ju, jam gati te firmos.

Por e pashe qe deshira ime ishte shume me e madhe se deshira e drejtuesve per te vazhduar bashkepunimin, prandaj mendoj se kishte ardhur momenti per t’u ndare dhe une te shikoja mundesine per te luajtur diku tjeter. Konstatova se plani qe kishin drejtuesit nuk ishte shume serioz per ndertimin e nje ekipi pretendent per titullin kampion. Me thane se do te bejne nje ekip konkurrues, por asnjehere nuk me thane se do bejne ekip per kampion dhe kjo me beri ta mendoj kete gje.

Une do kisha qendruar ne Shkoder, nese klubi do te kishte bere nje ekip per kampion. Kishte edhe disa probleme te tjera dhe prandaj ia mbusha mendjen vetes se kishte ardhur momenti te largohesha dhe jam i lumtur se mu shfaq nje mundesi per te luajtur jashte dhe kjo gje erdhi ne momentin tim me te mire te karrieres”.

Gurishta ka folur nderkohe edhe per çeshtjen e rrogave te prapambetura te Vllaznia, per te cilen eshte folur ne media dhe ai ka sqaruar: “Kemi patur nje marreveshje per likujdimin e disa rrogave te prapambetura brenda nje afati te caktuar. Presidenti e ka shlyer nje pjese te pageses dhe pres te likujdohem edhe per pjesen tjeter dhe te jemi ne rregull per kete gje”