Ka luajtur vete ne rolin e mbrojtesit te majte dhe si rrjedhoje e njeh mire ate pozicion. Si rrjedhoje, me mire se Altin Haxhi askush nuk mund te flase per ate se çfare po ben “pasuesi” i tij tek kombetarja shqiptare- Mario Mitaj.

Ne nje interviste per median e shkruar, Haxhi i cili ka luajtur 67 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola me fanellën kuqezi, i pyetur ne lidhje me kete lojtar qe po shkelqen aktualisht, eshte shprehur:

“Unë nuk e kam parë Shqipërinë ndonjëherë në këtë nivel, duke luajtur kaq bukur. Nëse flasim specifikisht për Mitajn, e vlerësoj shumë, sepse realisht më kujton diçka nga koha kur luajta për herë të parë me Kombëtaren dhe isha vetëm 20 vjeç. Po bën një paraqitje fantastike në rolin e tij”.

Por nderkohe Altin Haxhi ka edhe nje keshille per Hysajn e Mitajn, dy lojtaret e kraheve tek kombetarja shqiptare, prandaj thote: “Mbrojtësit e krahut që kemi po bëjnë në mënyrë të përkryer fazën difensive, por nëse trajneri u kërkon që të shtyjnë më lart, i shoh në vështirësi.

Hysaj apo Mitaj duhet të përmirësohen në fazën ofensive, sepse nuk e bëjnë dot diferencën para. Janë të dy lojtarë me cilësi mbrojtëse në maksimum dhe prandaj ka sukses skuadra në këtë moment. Çelësi i suksesit është që në mbrojtje, ne tani nuk bëjmë më ato gabimet e thjeshta. I kemi evituar në maksimum gabimet elementare, aty ku bëhej diferenca dhe ne pësonim gjithnjë.

Edhe unë kam bërë gabime në kohën time, bashkë me mbrojtësit e tjerë. Ajo që më pëlqen te Shqipëria është se kemi një grup lojtarësh që janë gjithnjë në maksimumin e tyre në paraqitje, që mund t’i vlerësosh me notën 7 ose 8. Gjëja më e mirë është që janë evituar gabimet individuale”.