Legjenda e Barcelonës, Ksavi Hernandez, është rikthyer të flasë edhe njëherë tjetër për futbollin europian.

I pyetur për më të mirin mes Ronaldos dhe Nejmarit, Ksavi shprehet se Nejmar është më i mirë. E vetmja gjë që Ronaldo di të bëjë, janë penalltitë sipas tij.

“Ata thanë se Ronaldo është më i mirë se Nejmar. Jo jo, ajo nuk është e drejtë. Çfarë bën Ronaldo? Vetëm shënon gola me penallti dhe me gju.

Po për Nejamrin? Për të gjitha rastet e rrezikshme që krijon, apo edhe për kundërsulkmet që merr ai? Askush nuk i vlerëson siç duhet”- u shpreh ish-lojtari i Barcelonës, Ksavi.

Ai u ndal edhe te ndeshjet që Reali po zhvillon këto kohë, duke deklaruar se Reali nuk di të luajë, por fiton pa bërë asgjë.

“Real Madridi nuk bën ndonjë lojë të bukur apo të rrezikshme. Ata luajnë kot, por në fund shënojnë pa e kuptuar edhe vetë se si shënuan.

Reali arrin të fitojë pa bërë asgjë në fushën e lojës. Shembulli më i mirë ishte ndeshja me PSG-në. Ata po sulmonin, madje kishin shumë rastë për ta mbyllur ndeshejn, por në fund fitoi Reali”- përfundoi Ksavi Hernandez. /visport/