Java e ndeshjeve ndërkombëtare ka parë se si shumë përfaqësuese të ndryshme kanë përdorur shikueshmërinë për të kundërshtuar shkeljen e të drejtave të njeriut që bëhet në Katar, vend ku do të organizohet Botërori në vitin e ardhshëm. Por ka ka mes atyre që mendojnë se pikërisht për këtë arsye aktiviteti nuk duhej të zhvillohet në këtë shtet.
Një prej tyre është edhe mesfushori i Gjermanisë, Toni Kros, i cili mendon se aktiviteti duhej zhvendosur në një shtet tjetër. “Duhet ta pranoj se nuk jam dakord me caktimin e Botërorit në Katar që 10 vite më parë.
Kjo për arsye nga të ndryshmet të cilat fillojnë që nga kushtet në të cilat punojnë njerëzit në atë vend, te fakti që homoseksualiteti është një krim që dënohet me ligj, mungesa e ushqimit dhe ujit për emigrantët dhe shumë gjëra të tjera.
Këtyre mund t’iu shtojmë faktin se mjekimet nuk janë në dispozicion të të gjithë njerëzve. Të gjitha janë situata për mua të papranueshme. Të flasësh sot për bojkotim rrezikon të duket e pavlerë, duke parë se sa afër është aktiviteti dhe pastaj pyes veten: a do të vlente në të vërtetë?
Nuk e besoj. E vetmja gjë që shpresoj është që të flasësh për të sot, do të bëjë të mundur që në të ardhmen Kupa e Botës të marrë në konsideratë këto probleme dhe situata të përmirësohet”, tha Kros. /vipsport/