Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar listën e lojtarëve më të paguar në botë, listë e cila kryesohet nga futbollisti argjentinas, Lionel Messi.

Ylli i Barcelonës numëron 126 milionë përfitime në sezon. Ai ka lënë mbrapa rivalët e tij Cristiano Ronaldo me 117 milionë, Neymar me 96 milionë si dhe Kylian Mbappe me 48 milionë dollarë në sezon.

Lista e plotë e 10 lojtarëve më të paguar në botë sipas “Forbes”:

1. Lionel Messi – 126 milionë

2. Cristiano Ronaldo – 117 milionë

3. Neymar – 96 milionë

4. Kylian Mbappe – 48 milionë

5. Mohamed Salah – 37 milionë

6. Paul Pogba – 34 milionë

7. Antoine Griezmann – 33 milionë

8. Gareth Bale – 29 milionë

9. Robert Lewandowski – 28 milionë

10. David De Gea – 27 milionë