Agustin Torasa u largua pas dy sezonesh te Tirana, teksa tashmë ka firmosur me klubin e Gjilanit në Superligën e Kosovës. Argjentinasi ka folur edhe fjalët e para si lojtar i gjilanasve teksa thekson se nuk kishte dyshime për t’u transferuar aty.
“Jam këtu në këtë klub pasi njoh shumë lojtarë në radhë të parë. Më kanë folur fjalë shumë të mëdha për këtë klub dhe nuk kisha dyshime për të ardhur.
Kjo është sfidë e re për mua, pasi është hera e pare që ndodhem në këtë vend. Jam këtu për të ndihmuar klubin për të arritur objektivat. Unë nuk kam frikë të them që do luftojmë për titullin që në ditën e parë.
Dua të dëshmoj që mund të bëj gjëra të mëdha dhe së bashku me pjesën tjetër mund të bëjmë gjëra të mëdha. Njerëzit këtu më kanë trajtuar shumë mirë. Unë dhe familja ime u jemi mirënjohës dhe do t’ua shpërblejmë. Tifozëve u premtoj që do jap maksimumin, ashtu siç kam bërë në secilin klub ku kam luajtur. Objektivi ynë është i qartë”, u shpreh Torasa. /VipSport/