Presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, do të kërkojë shifrën rekord të 375 milionë paundëve për të shitur të drejtën e emrit të stadiumit të ri të “Spërsave”. Levi ka vendosur çmimin, por thotë se nuk është ende pranë një marrëveshjeje me ndonjë sponsor.
Ata u zhvendosën në shtëpinë e tyre të re 1 miliard paundëshe në prill, por deri tani njihet si “Stadiumi i Totenhemit”. Sipas “Telegraph”, ata kërkojnë një marrëveshje 15-vjeçare prej 25 milionë paundësh në vit.
Aktualisht, kontrata më e shtrenjtë e shitjes së emrit të një stadiumi në Angli është ajo e Mançester Sitit, që përfiton nga kompania e fluturimit “Etihad” 21.9 milionë paund në vit.
Nëse Levi do të gjejë një blerës, atëherë emri i stadiumit të Totenhemit do të bëhej më i shtrenjti në botë. “Ne do të pranojmë të bëjmë një marrëveshje, vetëm nëse do të jetë oferta e duhur”, tha Levi për “Evening Standard”.