Totenhemi ka bërë një ofertë të dështuar për ta bindur trajnerin e Lestër Sitit, Brendën Roxhers, që të zëvendësojë Zhoze Murinjon sezonin e ardhshëm.
Julian Nagelsman (tashmë i zyrtarizuar si trajneri i ardhshëm i Bajernit) dhe Roxhers ishin dy
kandidatët e preferuar të presidentit Daniel Levi për të zëvendësuar portugezin pas shkarkimit.
Por, të dyja këto alternativa janë sfumuar.
Roxhers është kontaktuar nga “Spërsat”, por duke qenë se ai është shumë pranë kualifikimit në Champions me Lestërin, i ka refuzuar londinezët.