Me endrra te medha per futbollin ashtu si shume te rinj te tjere, Brendon Stafa po mundohet te beje me te miren e tij sa here qe i jepet mundesia. 21 vjeçari eshte rikthyer te luaje pas nje periudhe demtimesh dhe forma e tij per momentin duket shume e mire.

Duke qene pjese e ekipit Vllaznia U21, ai ka fituar besimin e trajnerit Hasani qe i ka dhene hapesiren e duhur dhe Stafa ia ka shperblyer. Keshtu ka ndodhur edhe ne ndeshjen e fundit, ate ndaj Apolonise te luajtur te henen ne Fier, ku ai shenoi golin e trete ne fitoren 4-0 te kuqebluve.

Vllaznia U21 eshte nder ekipet pretendente per titullin kampion dhe vete Brendon ne intervisten e tij per “Shkodra Sport”, i ka thene gazetares Fabiola Caka se objektivi per te arritur tek titulli kampion eshte mese i arritshem kete sezon. Per me shume, lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:


– Një rrezultat pozitiv i arritur ditën e hënë kundër ekipit fierak. Mendoni se skuadra dha maksimumin në fushën e blertë?

Ishte një ndeshje e vështirë por arritem t’ia dilnim me sukses. Si çdo ndeshje edhe për këtë të fundit ishim përgatitur dhe i kushtuam vëmendjen e duhur. Pavarësisht kundështarit,ekipi jonë mundohet gjithmonë për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.


– Protagonist i golit të tretë të shënuar në këtë ndeshje.Si ndiheni dhe kujt i’a dedikoni?

-Jam i lumtur kur shënoj për faktin se ndihmoj ekipin.Të gjithë golat e mi i’a dedikoj familjes time dhe tranjerit,në veçanti profesor Fatmir Paçramit i cili më ka mësuar dhe mbështetur dhe për këtë e falenderoj pamasë.


– Mbani vendin e dytë në renditje. Çfarë i mungon Vllaznisë të udhëheqë Kampionatin?

-Nuk mendoj se skuadrës tonë i mungon diqka ekzakte pasi punojmë fort çdo ditë për objektivat tona. Ka disa momente neglizhence dhe kjo mund të jetë një arsye pse jemi në këtë pozitë. Besoj shumë se me këtë ritëm që jemi si dhe akoma me shumë punë e përkushtim do të finalizojmë me sukses objektivin e sezonit, arritjen e titullit kampion.


– Cili është momenti kyç që do të veçonit nga karriera juaj deri më tani?

Mendoj se momentet kyçe në karrierën time kanë qenë këmbëngulja dhe përkushtimi im ndaj sportit, pavarësisht nga mosbesimi i të tjerëve. Moment të cilin e përjetoj edhe sot.


– Sa jeni i kënaqur me arritjet tuaja dhe cilat janë objektivat personale për të ardhmen?

Nuk jam asnjëherë i kënaqur plotësisht me veten,as ne momentet kur shënoj sepse kerkoj çdoher e më shumë nga vetja,gjithmonë në ndihmë të skuadrës.Synimet e mia janë shumë të larta por kam mësuar se gjërat arrihen shkallë-shkallë dhe synimi im tani është të jem pjesë e Vllaznisë edhe në vazhdim.

– Keni një idhull dhe nëse po cili është ai?

Që në fëmijëri, ashtu si të gjithë që besoj kanë pasur idhullin e tyre, për mua ka qenë dhe mbetet Diego Armando Maradona. Veçantia në stilin e tij të lojës ka bërë që emri i tij të mbahej mend dhe gjithsshtu të bëhej idhulli im.
Intervistoi: Fabiola CAKA