Në Shkodër merkato duket se tashmë është kryefjalë. Vllaznia synon që të jetë në nivele të larta në Superiore sezonin e ardhshëm, e normalisht që ky synim ka edhe kosto financiare.
Drejtuesit janë duke u konsultuar dhe po përpiqen që të bëjnë zgjedhje cilësore ne tregun e futbollisteve.
Por, duket se brazilianët janë në modë, por është edhe një futbollist i njohur me origjinë nga Kosova.
Ai është Dardan Rexhepi që ka luajtur në Suedi së fundmi me një karrierë të pasur. Ndërsa lojtari tjetër është nga Brazili dhe bëhet fjalë për Casius, që luan si mbrojtës. Me të është negociuar kohë më parë dhe ka mbërritur sot në Shkodër./Vipsport/