Vazhdojnë zërat kundër kapitenit Herri Meguajër brenda skuadrës së Mançester Junajtidit.

Sipas “The Times”, disa prej shokëve të mbrojtësit më të shtrenjtë në historinë e futbollit vënë në dyshim vendimin e trajnerit Ralf Rangnik për ta aktivizuar ende titullar lojtarin që është vënë në dyshim me paraqitjet e tij të dobëta këtë sezon.

Kundër Bërnlejt dhe Sauthemptonit, ku edhe Broja nxori në pah problemet e 28-vjeçarit, ka bërë që shokët ta vënë në diskutim cilësinë e Meguajërit për të vazhduar ende që të jetë një titullar i padiskutueshëm në skuadër.

Në tetor ndodhi përsëri diçka e ngjashme, me një nga shokët e tij që u shpreh skeptik nëse Meguajër duhet ende ta mbajë shiritin.