Tottenhami po mendon rikthimin e Gareth Bales.

Mediat britanike shkruajnë se pronari i Spurs, Daniel Levy po përgatit një ofertë të majme për yllin uellsian.

Trajneri Jose Mourinho dëshiron të punojë me uellsianin, i cili është i pakënaqur me minutat e pakta të aktivizimit tek Reali i Madridit.

Interesim për futbollistin anësor ka shfaqur edhe Manchester United.