Vllaznia në hendboll e ka nisur mbarë kampionatin e ri. Në ndeshjen e parë të tij, skuadra e drejtuar nga trajneri Artan Durra, ka arritur të fitojë me rezultatin 35-26 ndaj ekipit të Cërrikut, njërit prej ekipeve më të forta të kampionatit. Skuadra shkodrane ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje dhe jo më kot konsiderohet pretendente për fitimin e titullit kampion. I pranishëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të ndjekur këtë ndeshje ka qenë edhe sekretari i Federatës Shqiptare të Hendbollit Armand Çakalli i cili e ka vlerësuar ekipin shkodran si një nga ekipet pretendente.

Po ashtu ka folur edhe për sportin e hendbollit që sipas tij po njeh rritje e këtë e tregon më së miri numri tetë i ekipeve pjesmarrëse në kampionat.Fitorja në ndeshjen e sotme për ekipin e Vllaznisë padyshim që do të jetë një nxitje për ecurinë e mëtejshme të tij në kampionat. Javën e ardhshme ekipi shkodran do të zhvillojë ndeshjen e rradhës në Elbasan dhe padyshim që objektivi do të jetë sërish fitorja.
© shkodrasport.com