Juventusi është themeluar në vitin 1897, por cikli i vërtetë, ose më saktë, dinastia e një klubi legjendar dhe më fituesi në Itali, ka nisur kur pronare u bë familja Agnelli, që vazhdon të jetë edhe në ditët e sotme. Ishte viti 1923 kur familja Agnelli nisi zyrtarisht rrugëtimin që po shkon thuajse 100 vjeçar në drejtimin e “Zonjës së Vjetër”.

Trajneri i parë ishte hungarez, Jeno Karoly, por në të gjithë historinë, deri tani, vetëm 11 trajnerë të huaj janë ulur në stolin bardhezi nga 50 trajnerë.

Dhe, nëse i futemi statistikave, hiq Deschamps në Serie B, në vitin më të errët, nga viti 1974, kur në stol ishte çeku Čestmír Vycpálek, janë zgjedhur vetëm trajnerë italianë.

Kështu, duket e vështirë që pasuesi i Allegrit të jetë i huaj…