Beselidhja humbi edhe te shtunen ne fushen e saj ndaj Tomorit dhe shanset e saj per mbijetese tashme jane thuajse zero, ndonese matematika e mban ende ne loje. Tifozet jane te zhgenjyer nga kjo çfare ka ndodhur me skuadren e tyre te zemres e cila deri para 2-3 vitesh ishte nder pretendentet kryesore per ngjitjen ne Superlige, ndersa tani do t’i jape lamtumiren edhe kategorise se pare.
Megjithate trajneri Alert Alcani eshte i mendimit se skuadra e tij duhet ta vazhdoje garen deri ne fund, duke premtuar se ajo do te jape me te miren, kuptohet duke shpresuar edhe ne disfatat e ekipeve rivale.
“Ne e kemi nisur javen anti- Luz, fillimisht duke analizuar ndeshjen e kaluar me Tomorin. Vertete e humbem ate ndeshje, por Beselidhja i kishte forcat per ta fituar. Gjithsesi ky eshte realiteti dhe me hir apo me pahir, e kemi pranuar tashme ate.
Tani jemi ne fundin e kampionatit dhe nuk varet me nga ne fati i ekipit. Ne loje jane rezultatet e ekipeve tona rivale. Por ne do te punojme fort te rikuperojme pike, me aq sa te mundemi. Do te luajme per fitore ne çdo ndeshje qe ka mbetur deri ne fund.
Perderisa matematika na e lejon te shpresojme, pse te mos e provojme. Beselidhja deri ne sekonden e fundit do te luaje vetem per Beselidhjen. Ndonese kemi humbur shume beteja deri tani, nuk do te dorezohemi deri ne fund”- eshte shprehur trajneri lezhjan./SHKODRA-SPORT.COM/