Vllaznia ka edhe nje jave kohe per t’u pergatitur per ndeshjen e rradhes te kampionatit, ate ndaj Dinamos. Ne prag te ketij takimi, por edhe atij te Kupes se Shqiperise ndaj Laberise, kuqeblute zhvilluan pasditen e sotme nje ndeshje miqesore me ekipin U21.
Ne fund te takimit, eshte vulosur fitorja e thelle 7-0 ne favor te ekipit te pare te kuqebluve, por me shume sesa rezultati, e rendesishme eshte qe stafi teknik ka mbetur i kenaqur me performancen e skuadres.
Trajneri Brdariç ka provuar ne kete ndeshje plot 22 futbolliste dhe kuptohet qe eshte munduar te shohe gjendjen e secilit prej tyre duke krijuar nje ide me te qarte edhe per formen e tyre.
Kuptohet qe tashme gjermano- kroati ka edhe nje ide te qarte ne koke per formacionin qe do te hedhe ne fushe ne ndeshjen e ardhshme ndaj Dinamos, megjithate deri te dielen e ardhshme ka edhe shume dite ne dispozicion.
Vllaznia prej tre javesh e ka humbur nuhatjen e fitores sepse ka marre tre barazime rradhazi dhe per kete arsye, kete here do te tentoje me çdo kusht te rikthehet tek suksesi dhe marrja e tre pikeve./SHKODRA-SPORT.COM/