Pas shume ditesh lodhje e ngarkesa te medha fizike te marre ne stervitje, futbollistet e Vllaznise kane patur mundesine te pushojne pak.

Trajneri Brdariç pas dy seancave te zhvilluara dje me ekipin, ka vendosur ta lere pushim ate edhe te shtunen, edhe te dielen duke u dhene kesisoj “48 ore leje” futbollisteve per te pushuar dhe per t’i kaluar me familjaret e tyre.

Gjate kesaj periudhe, Vllaznia eshte stervitur me ngarkesa te larta dhe kjo padyshim qe eshte bere ne favor te nisjes se kampionatit por shtyrja e tij, u ka dhene mundesine ta ulin paksa ritmin.

Megjithate te henen kuqeblute do t’i rikthehen serish procesit stervitor teksa do te zhvillojne me shume te ngjare serish dy seanca, ndersa te marten pastaj siç eshte bere e ditur, do te zhvillohet miqesorja me Tiranen.

Numri 1 i pankines shkodrane e ka bere te qarte se ekipi duhet te jete i gatshem ne çdo moment per startin e kampionatit dhe prandaj duhet ende edhe pak pune per t’i mbajtur ne tonus futbollistet./SHKODRA-SPORT.COM/