Rubin Hebaj zyrtarisht është pjesë e Teutës edhe për një sezon. Sulmuesi shkodran, i cili pati një ofertë edhe nga Vllaznia, ka nënshkruar kontratën e re me durrsakët dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Edi Martini edhe në vazhdim.

“Teuta i ka zgjatur kontratën për një vit tjetër sulmuesit Rubin Hebaj, deri në verën e 2021, pasi kontrata aktuale i kishte skaduar në fund të këtij sezoni.

Hebaj ka firmosur kontratën e re deri në verën e vitin 2021, në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi dhe drejtuesve të tjerë të klubit.

Sulmuesi Rubin Hebaj, i cili ka spikatur në sezoni që lamë pas duke shënuar edhe tre gola të rëndësishëm ndaj Beitar në Europa League dhe Tiranës në finalen e Superkupës, e ka zgjatur edhe për një vit marrëveshjen e tij me klubin e futbollit Teuta”, njofton klubi durrsak. / abcnews/