Vllaznia e basketbollit te meshkujve tashme nen drejtimin e trajnerit Afrim Bilali prej pak ditesh ka nisur pergatitjet per sezonin e ri qe pritet te startoje ne gjysmen e muajit nentor.

Tashme eshte bere e ditur se pjese e saj do te jene edhe dy perforcime te rendesishme qe ka bere presidenti Xhaferi, pikerisht Daniel Lekndreaj dhe Julian Hamati.

Por ne fakt, perpos afrimeve nga ekipi do te kete edhe largime. Dhe sot eshte zyrtarizuar i pari. Behet fjale per 18 vjeçarin e talentuar Elian Memçaj i cili ka firmosur per ekipin e Kamzes.

Ka qene ky i fundit qe permes faqes se tij zyratre ka njoftuar firmen me kete basketbollist qe konsiderohet e ardhmja e ketij sporti ne vendin tone.

Ne kete menyre tashme per Memçajn nis nje aventure e re, por ne fakt eshte nje ambjent qe pak a shume e njeh sepse edhe dy sezone me pare ka qene pjese e ekipit te te rinjve te ketij klubi./SHKODRA-SPORT.COM/