Nje nga pikat me te forta te suksesit te deritanishem te Vllaznise padyshim qe eshte trajneri Thomas Brdariç. Menyra si ai e motivon skuadren, por mbi te gjitha si e pergatit ndeshjen e rradhes eshte shume e veçante.

Nje analize jo vetem nga ajo e zakonshmja qe zhvillon nje trajner para ndeshjes, por eshte edhe ajo teknike dhe per me teper e studimit te kundershtarit deri ne detaje.

E gjitha behet permes pamjeve filmike por edhe e detajeve te tjera dhe keshtu ka ndodhur edhe mbremjen e sotme. Skuadra eshte grumbulluar ne ambjentet e “Gardenland Resort” ne pragndeshjen me Skenderbeun, por ne oret e darkes, trajneri Brdariç nuk i ka lene rehat futbollistet.

Siç shikohet edhe nga keto fotot e ketij shkrimi, ai ka mbledhur ekipin ne sallen e konferencave dhe po zhvillojne nje analize te ndeshjes. Te pranishem ne kete analize kane qene edhe sponsori Xhaferi dhe drejtori Djarmati.

Te gjithe duken te fokusuar maksimalisht tek ndeshja e rradhes dhe ndonese ne opinion eshte krijuar ideja e nje ndeshje te lehte, stafi ne fakt po e vlereson krejt ndryshe./SHKODRA-SPORT.COM/